04 janar 2015 –  Një bandë grabitësish shqiptarë grabiti në një banesë në qytezën e Mirandolës në Provincën e Modenës një arsenal armësh zjarri e armësh të ftohta. Banda duke shfrytëzuar mungesën e të zotit të shtëpisë, shkuli nga muri dy dollapë metalikë të mbyllur me kyç. 

Pasi i nxorrën dollapët në oborrin e banesës, grabitësit arritën t’i shpërthenin dollapët  e mbushur me armë zjarri, municione dhe armë të ftohta.

 I zoti i shtëpisë, një koleksionist i njohur i kishte të tëra armët me leje të rregullt. Grabitësit rrëmbyen 14 pushkë të kalibrave të ndyshëm, 8 pistoletadhe revolverë si edhe 2 bajoneta.

Në dollap ishin edhe 8 armë të tjera, që grabitësit nuk begenisën t’i merrnin, sepse ishin armë jashtë funksionit. Policia italiane ka identifikur tre nga anëtarët e bandës. Po bëhen përpjekje maksimale për t’i arrestuar, sepse arsenali i armëve në duart e banditëve përbën një rrezik të konsiderueshëm për rendin publik.

/gj.th.agjencia e lajmeve “Dyrrah”/