1 dhjetor 2014 –  Karabinieria e qytetit të Kuneos (Cuneo), në qershor 2014 ndërmorri operacionin “Bisanzio”, me anë të të cilit prangosi një bandë hajdutësh shqiptarë dhe të dashurën rumune të njërit prej tyre.

Të arrestuarit ishin: Zenel Beshi 34 vjeç, Blerim Doku 19 vjeç, Sajmir Mane 42 vjeç, Murran Laçi 27 vjeç, Jonuz Xheta 22 vjeç, Mario Vani 26 vjeç dhe rumunia Mariana Asmarandei 23 vjeçe.

Banda kishte kryer 110 vjedhje banesash dhe lokalesh në të gjithë zonën. Karabinierët vazhduan hetimet dhe arritën të provonin se banda e kishte aktivitetin më të gjerë. Ata i paditën në prokurori hajdutët shqiptarë edhe për 73 vjedhje të tjera. Karabinierët arritën të gjejnë edhe një pjesë të sendeve me vlerë të vjedhura nga kjo bandë. Sendet e vjedhura po u kthehen pronarëve të ligjshëm, menjëherë sapo identifikohen se cilët janë këta pronarë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/