Një bandë shqiptare është goditur në Itali, teksa më parë kishte sulmuar me molotov shtëpinë e një 16-vjeçari italian nga Riccione.
Adoleshenti i kishte marrë borxh një bande tregtarësh droge, por nuk e kishte kthyer, kështu që grupi i shqiptarëve në mbrëmjen e 14 marsit 2015 hodhën bomba molotov në derën e përparme të shtëpisë së italianit.
Pas hetimeve të shumta, pamjeve video, dhe dëshmisë së 16-vjeçarit italian u bë i mundur arrestimi i autorëve. P
as hetimeve, Prokuroria ka kërkuar12 vjet burg për të gjithë anëtarët e grupit.
Dënimi më i madh është kërkuar për S.P., 30-vjeçarin shqiptar që besohet se është autori i bombës me molotov. 8 vjet është kërkuar për S.F., 40 vjeç nga Rimini.
Ndërsa për dy të tjerë, të cilët janë vëllezër, kërkohet 5 dhe 2.8 vite. Megjithatë Gjykata do të vendosë të premten.





