Operacioni i koduar “Rexton” i policisë italiane të qytetit të Bolonjës ka shkatërruar në orët e para të mëngjesit të sotëm dy banda trafikantësh droge e përbërë nga shtetas shqiptarë e marokenë.

21 persona janë arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtarë të drogës.

Lënda narkotike kryesisht e tipit hashash, marijuanë dhe kokainë trafikohej në rrugë tokësore në bordin e automjeteve dhe kamionëve që niseshin nga Maroku në Spanjë e më pas mbërrinte në Itali.

Grupi i shqiptarëve trafikonte kryesisht kokainë, ndërsa grupi i marokenëve merrej me trafikun e hashashit dhe marijuanës.

Hetimet e policisë italiane kanë verifikuar se vetëm në qytetin e Bolonjës përgjatë një jave grupi i trafikantëve shqiptarëve porosiste për të shitur rreth 1 kg e gjysëm kokainë të pastër, ndërsa grupi i marokenëve rreth 300 kg hashash, ndërsa 1000 kg të tjera hashash trafikoheshin në kryeqytetin italian Romë.

Trafikantët komunikomin mes tyre me një gjuhë të koduar duke i vënë lëndës narkotike emra si Capitale, Vueling, Roma, Top etj.

Këto emra të koduar janë gjetur të shkruara dhe në pakot me drogë të sekuestruar nga Policia.

Operacioni “Rexton” u koordinua nda Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës italiane.