Shefit të policisë në Sinaloa të Meksikës, Joel Ernesto Soto, i është bërë atentat ditën e sotme. Sipas mediave të huaja, disa persona të armatosur, kanë derdhur mbi makinën e policit mbi 200 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.
Soto-s iu bë një tjetër atentat tri javë më parë, por fatmirësisht asokohe arriti të mbijetonte. Pas vrasjes tragjike, autoritetet mendojnë se qëndron banda Sinaola, e cila kontrollon vendin. Sidoqoftë, nuk është ende e qartë se kush mund të ketë qenë pas sulmit të Soto.
Vitin e kaluar, më shumë se 500 oficerë policie u vranë në Meksikë, shumë prej të cilëve u shënjestruan nga bandat e fuqishme kriminale të vendit dhe kartelet e trafikut të drogës.





