Në debat e sipër gjatë emisionit “Opinion”, për përplasjen e Presidentit me Kuvendin për Gjykatën Kushtetuese, Blendi Fevziu iu drejtua me një kërkesë direkte përfaqësuesit të LSI-së, Luan Rama. Ai kërkoi që kandidatët në lista për deputetë t’u nënshtrohen audiocioineve me video, së paku 3 minuta, ku të tregojnë se dinë të lexojnë.
“Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim, 3 minuta video që ta shikojë publiku, 3 minuta audicion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit”, tha ai.
Fevziu shkoi edhe më tej teksa tha për deputetët e rinj “disa prej tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare. Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare. Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi. Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme”.





