Në kohën kur sot brenda në Kuvend po zhvillohej seanca plenare, të rinjtë e FRPD-së hodhën shashka dhe gurë në oborrin e Parlamentit.
Ata shpalosën edhe një banderolë me dron mbi qiellin e kryeqytetit mbi të cilën shkruhej “Parlamenti i krimit”.
Pas ironive dhe pankartave thumbuese ndaj deputetëve të rinj, të cilët u betuan sot para kreu të Legjislativit, Gramoz Ruçit, mësohet se Policia e Shtetit ka shoqëruar një anëtar të FRPD-së në komisariat.
Ai është marrë në pyetje për veprimet para godinës së Parlamentit.





