Pak më shumë se një javë nga ndeshja Itali-Shqipëri, zhvilluar në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, tifozeria shqiptare rikthehet në këtë stadium me një parullë gjigande ku i kërkon falje Italisë për episodet e shëmtuara që ndodhën gjatë zhvillimit të asaj ndeshje.
Me ngjyrat e flamurit italian në këtë parullë shkruhet: “Italia, Palermo ndjesë. Për Shqipërinë ishte një festë, për rrugaçët jo!”. Në një sfond të bardhë në fund të këtij mbishkrimi shfaqen flamujt kombëtarë të Shqipërisë e Italisë të bashkuar me njëri-tjetrin.