Kur na ndajnë më pak se 48 orë nga procesi zgjedhor i ditës së diel, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi denoncon kërcënimet që sipas tij po iu bëhen tregtarëve të tregut të fruta-perimeve në Durrës.

Bylykbashi shkruan në Facebook se "banditët e Bashkisë Durrës po ushtrojnë ‎presion mbi personat që shesin tek tregu i fruta-perimeve i Durrësit për t'i detyruar të votojnë ditën e diel bashkë me familjet e tyre."

Krahas postimit, Bylykbashi ka publikuar një mesazh që dëshmon presionin që po bëhet ndaj tregtarëve, sipas ish-deputetit.

POSTIMI I PLOTË:

Banditet e Bashkise Durres po ushtrojne ‎presion mbi personat qe shesin te tregu i fruta-perimeve i Durresit per t'i detyruar te votojne diten e diele bashke me familjet e tyre. Tregtaret jane kercenuar qe nese nuk votojne te dielen, ne 30 qershorin e Edi Rames, atyre do t'u hiqet leja e tregtimit ne tregun e fruta-perimeve.

Tregtaret denoncojne se objektivi i ketyre banditeve me pushtet te PS me ne krye Dakon eshte qe te arrijne te sajojne me cdo kusht dhe cdo menyre 48 perqind te pjesmarrjes ne votim‎. Kjo eshte veper penale. Por prokuroria e Arta Markut nuk vepron sic nuk ka vepruar per dosjen 339 te vjedhjes se zgjedhjeve ne Durres ne 2017.