Një banesë dy katëshe u përfshi nga flakët këtë mbrëmje në Korçë. Banesa u shkrumbua, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Burime nga policia e Korçës, shprehen se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Blutë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për të shuar flakët.