Një vajzë 5-vjeçare nga fshati Obot në Shkodër është transportuar me varkë nga shtëpia e saj për në rrugën kryesore.
E mitura jetonte në një nga shtëpitë e përmbytura prej ku niveli i ujit arrin në 1.5 metra dhe e vetmja mundësi komunikimi ka qenë varka.
Për shkak se Oboti dhe disa zona të tjera në Shkodër janë aktualisht të përmbytura, aty nuk mund të kalohet as me mjete të larta dhe as me mjete të vogla. Për të bërë të mundur dërgimin në spital për ndihmë, ajo është transportuar me varkë.
As mjetet e ushtrisë nuk futen dot në Obot pasi niveli i ujit është rritur pas reshjeve të fundit. Sipas përditësimit të Bashkisë Shkodër paraditen e sotme, rruga e Obotit është e pakalueshme pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.





