Prej 26 nëntorit të së martës, kur një tërmet i fuqishëm goditi vendin, me mijëra njerëz kanë ngelur në mes të katër rrugëve për shkak të dëmtimit të shtëpive dhe për ta janë vendosur në dispozicion qendra sociale, çadra dhe hotele.

Këta janë katër hapat që duhet të ndjekin të gjithë personat që iu është dëmtuar banesa për t’u bërë pjesë e programit të ndihmës dhe për t’u strehuar në hotele.

1. Drejtohuni tek njësia administrative.

2. Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim.

3. Me vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteli.

4. Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit.