Banesa e një të moshuari është djegur mesditën e sotme në fshatin Luz i Vogël, në Kavajë. Policia njofton se për pasojë 94-vjepari ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spital.

“Më datë 12.01.2021, rreth orës  12:40, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ka marrë flakë banesa e shtetasit Sh. T., 94 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thonë burimet zyrtare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.