Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Si pasojë një 69-vjeçare ka humbur jetën nga asfiksia, e cila jetonte e vetme.

Trupi i pajetë i saj është transportuar drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z, që jetonte e vetme, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e asfiksisë. 

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.