TIRANË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në rrugën “5 maji” në Tiranë, mesditën e sotme. 

Zjarri rrezikoi një godinë çerdhje dhe kopshti ngjitur banesë, ndërkohë që 2 forca zjarrfikëse ndërhynë në banesë dhe vunë nën kontroll flakët pa përhapur panik. 

Nga zjarri nuk u shënuan të lënduar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit.