Një banesë është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në qytëtin e Shkodrës, në fshatin Melgushe.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Por edhe pse zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje, nuk ka pasur ujë mjaftueshëm për të shuar zjarrin dhe mësohet se është larguar pa e shuar zjarrin dhe ishin banorët që u përpoqën të ndalojnë përhapjen e tij duke përdorur mjete rrethanore.





