Autori i golit të barazimit në fundin e takimit ndërmjet Luftëtarit dhe Teutës, Faizal Bangal, flet për barazimin e marrë në Gjirokastër.“Jam shumë i lumtur që shënova dhe i dhashë një pikë ekipit. Ndeshja u komplikua në fund, pas pësimit të golit, por që fatmirësisht arritëm të gjenim forcën për të barazuar në fund të takimit.
Ekipi tregoi karakter dhe një besim që duhet ta kemi në çdo ndeshje.Siç po shkojnë gjërat në kampionat dhe me këtë renditje që është, një pikë mund të vlejë shumë dhe pse e përsëris kishim shkuar për të fituar, por siç rrodhi takimi, barazimi mund t’i kënaqë të dy ekipet.Tani duhet të shikojmë e të fokusohemi te dy finalet që na kanë mbetur, Vllaznia dhe Laçi. Kam besim te ky grup dhe stafi teknik, ndaj do ia dalim”, u shpreh.