BAGLADESH, 27 prill 2013– Ditën e sotme policia në Bangladesh ka arrestuar dy pronarët e një fabrike tekstilesh që u shemb disa ditë më parë duke shkaktuar vdekjen e të paktën 324 vetëve.
Zyrtarët thanë sot se menaxheri i kompanisë New Wave Apparels, Bazlus Samad dhe kreu i kompanisë Mahmudur Rahman Tapash janë ndaluar nga autoritetet.
Nuk është e qartë nëse janë ngritur akuza.
Ndërkaq, numri i të vdekurve vazhdon të rritet, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet pa pushim për personat e mbetur gjallë nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit njoftuan se shpëtuan të paktën 72 vetë dje, 41 prej të cilëve ishin në një vend të vetëm. Edhe sot, tri ditë pas shembjes u nxorën persona gjallë,.
Punonjësit e industrisë së tekstileve kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Daka, duke demonstruar kundër kushteve të dobëta të sigurisë teknike në këtë sektor.
Policia thotë se drejtuesit e fabrikës injoruan paralajmërimet për të evakuuar punonjësit, pasi u zbuluan të çara në ndërtesë.





