TIRANË, 23 nëntor 2013 – Sërish investime masive për ujin e pijshëm të qytetit nr. 2 të Shqipërisë, kjo me financime nga Banka Botërore. Qeveria, e mbledhur në orët e pasdites, miratoi disa vendime, më kryesori ai për sigurimin e një huaje prej 62.5 milionë euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në Durrës. “Projekti i Investimit në Sektorin e Ujit, që sipas kësaj marrëveshjeje do të financohet tërësisht nga Banka Botërore (IBRD), nëpërmjet një huaje në vlerën 62.500.000 Euro, ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së shërbimit në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Durrës (NUKD),” thuhet në njoftimin e qeverisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





