TIRANË- Banka e Shqipërisë ka publikuar sot raportin e politikës monetare, në të cilin bëhet me dije se viti 2013-të do të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare.
Në raport theksohet se, “Gjatë këtij viti, konsumi do jetë në nivele të ulëta”, ndërsa pritet të “ngadalësohen investimet private”.
BSH thotë në raportin e saj se, “ Qytetarët dhe bizneset ndjehen të pasigurt për të ardhmen”.
“Gjatë 2013, pritet ecuri e ngadaltë e ekonomisë. Do të ketë kushte më të shtrënguara të financimit nga bankat”, theksohet në raport.