Banka Qendrore e Republikës se Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po dezinfekton ndërtesën dhe paratë e gatshme.
Ky proces po ndodh në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga pandemia.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura konform vendimeve dhe udhëzimeve të organeve kompetente”, informon BQK.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 91 raste me koronavirus, një pacient ka vdekur dhe një është shëruar.





