Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha se zvogëlimi i normave bazë të interesit në eurozonë do të ndodhë vetëm nëse BQE ishte e bindur se inflacioni do të arrinte objektivin prej 2%, duke zbehur kështu shpresat midis investitorëve për shkurtime të shpejta.
Ajo nuk mund të sugjeronte një datë.
“Por, nëse arrijmë 2%, siç presim për 2025 dhe të dhënat e konfirmojnë këtë në muajt e ardhshëm, unë kam shumë besim se normat e interesit do të bien”, tha Lagarde për ”France 2”.
Vëzhguesit e tregut kanë spekuluar kohët e fundit se BQE mund të zbatojë shkurtimin e parë në pranverë.
Por, deklaratat e fundit nga Lagarde dhe bankierë të tjerë qendrorë të BQE-së tregojnë se një lëvizje e tillë ka më shumë gjasa në verë.
Megjithatë, Boris Vujçiç, guvernatori i Bankës Kombëtare kroate tha se tregjet ishin ende shumë optimiste për kohën e uljes së parë të normës së interesit.
Anëtarja e bordit të BQE, Isabel Schnabel bëri komente të ngjashme të mërkurën, duke thënë se diskutimet mbi këtë temë janë të parakohshme.
Sipas Lagarde, eurozona nuk është në një rënie serioze dhe pjesa më e keqe e luftës kundër inflacionit ka përfunduar.
“Unë mendoj se kemi kaluar pjesën më të madhe dhe më të vështirë – përveç nëse përballemi me një tjetër tronditje të madhe”, tha ajo.