Një tjetër përplasje me policinë është regjistruar sot në dyert e Gjykatës së Tiranës. Kanë qënë banorët e “Astirit” ata që janë përplasur fizikisht me policinë. Ndërhyrja e forcave të shumta policore ka zmbrapsur turmën. Po ashtu raportohet nga banorët se tre prej protestuesve u arrestuan nga policia.

Me anë të protestës së sotme, banorët kërkonin lirimin e babë e bir, të arrestuar në një nga protestat e Unazës së Re, por situata precipitoi deri në një përplasje me policinë.

“Këta banorë kanë mbërritur përpara gjykatës, në mbështetje të dy personave të arrestuar dy ditë më parë, që janë babë e bir. Banorët pretendojnë se kanë pasur provokim nga disa civilë. Një banor tha se gjendja ka qenë e rëndë dhe është provokuar nga civilë. Banorët pretendojnë se do të qëndrojnë të fortë dhe se nuk do të tërhiqen kollaj. Policia ishte këtu në prezencë të madhe, ndërsa tashmë ka më pak prezencë policie”,- sqaroi gazetarja Klodiana Lala, shkruan BalkanWeb.