Ka degjeneruar protesta e banorëve të Astirit para Parlamentit pasi protestuesit janë përplasur me forcat e rendit.

Ata kanë çarë rrethimin e parë të formuar nga efektivët e policisë dhe po tentojnë të hyjnë në parlament ku po zhvillohet seanca plenare.

Protestuesit kanë hedhur edhe shashka e fishekzjarrë dhe në vend shihet tym e kaos.