Banorët e Bërxullës janë mbledhur sërish këtë të diel kundër projektit Thumanë-Kashar.
“Mbrojmë pronat tona”, “Shteti na ka shitur”, kanë qenë thirrjet e banorëve të Bërxullës.
Prej disa muajsh, banorët kanë kundërshtuar këtë projekt, pasi theksojnë se po dëmtohet prona e tyre.
“Nuk ka asnjë zhvillim, nuk do t’ja dijë askush. As ata që kanë qenë dhe as ata që do të vijnë. Edhe një muaj do të vijnë zgjedhjet dhe më pas do të harrohet. Një pjesë e banorëve janë shitur. Shteti të vijë tek ne. Kryeministri të mos bëjë sehir atje ku është , nuk ia falim. Nuk ka dallime këtu”, tha një nga banoret.