Banorët e Bërxullës janë mbledhur sërish në protestë sot. Ata kanë bllokuar njërin aks në rrugën e Rinasit dhe kjo ka shkaktuar tensione mes tyre dhe efektivëve.
Policët u kanë kërkuar që të lirojnë qarkullimin e mjeteve, por ata janë ulur në mes të rrugës.
“Lironi rrugën”, iu drejtohen uniformat blu.
“Nëse doni bëni video apo çfarë të doni, nuk lëvizim, nuk dorëzohemi”, thonë banorët, të cilët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar që prek banesat e tyre.