Bledi dhe Dea duke qenë se përfaqësojnë ‘popullin’, organizuan një protestë për rrëzimin e ‘kryeministrit’.
Ata ftuan edhe Kiarën që të bëhej pjesë e protestës, e cila kishte si synim “mbrojtjen” e gjumit të mëngjesit, Kiara u shpreh se ajo nuk e ka problem gjumin sepse ajo zgjohet herët.
Deamishel tha se distanca e Kiarës, tregon se ajo është e ‘korruptuar’.
Dea dhe Bledi morën tenxheret dhe tiganët në kuzhinë dhe shkuan te Luizi, për të kërkuar ‘dorëheqjen’ e tij.
Ky i fundit u ngrit nga krevati dhe u largua, duke iu shmangur protestës.