Banorët e ish-njësive vendore të Durrësit zbarkojnë në bashkinë e qytetit për të aplikuar për bonusin e qirasë.
Nga fshatrat e ish-komunës së Ishmit në veri të Durrësit të Manzës e të Sukthit, banorët zënë radhën që në orët e para të mëngjesit në derë të bashkisë.
Gati kaotike është situata çdo ditë në bashkinë e qytetit bregdetar, ku banorët e fshtrave bashkë me ato të qytetit dynden për të aplikuar për bonusin e qirasë.
Banorët thonë se banesat me qira në Durrës janë shtrenjtuar dhe mungojnë. Në këto kushte ata e kanë kërkuar shtëpi në fshatra dhe në zonën e Sukthit ku qiraja ka shkuar po aq e shtrenjtë sa edhe brenda në qytet.
Të gjthë kanë të njëtin problem, ata thonë se askush deri tani nuk ka marrë bonusin e qirasë pavarësisht se me dokumentet e dorëzuara janë përfitues dhe Këshilli Bashkiak ju ka miratuar emrin në listat e përfituesve.
K.H.





