Prej disa ditësh, banorët e Durrësit qëndrojnë në grumbull te Njësia Administrative nr.4 e qytetit për të aplikuar apo për të marrë pasaportat dhe kartat e identitetit.
Për shkak të masave të marra kundër Covid-19, qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë në radhë e të futen një nga një brenda Njësisë për t’u pajisur me dokumentet e nevojshme.
Por jashtë saj, jo të gjithë respektojnë rregullat e distancimit fizik apo të kenë vendosur maskën mbrojtëse. Qytetarët që qëndrojnë në radhë janë të grupmoshave të ndryshme.
Rastet të infektuarve me koronavirus dje shënuan një shifër të lartë prej 123 rastesh të reja, 12 prej të cilave nga Durrësi.
Si qark , sipas të dhënave të fundit të publikuara dje nga Ministria e Shëndetësisë janë 291 raste aktive dhe 21 humbje jete.





