Shumë banorë të zonave rurale të Elbasanit dhe bashkive të tjera të këtij qarku, janë ngritur në protestë këtë të diel duke bllokuar rrugën nacionale në Papër.
Protestuesit, me thirrje e parulla të shumta kundër qeverisë kërkojnë punë e dinjitet. Shumica e protestuesve shprehen se janë të papunë dhe në gjendje ekonomike të vështirë. Ata thonë se pavarësisht propagandës, qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim.
‘Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. Vjedhin djersën tonë’, deklarojnë të irrituar protestuesit.
‘Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar.





