Banorët e fshatit Bizë në Ishëm kanë ngritur një çadër pranë fushës së plehrave për të penguar depozitimin e plehrave të Durrësit në zonën e tyre.

Të gjithë banorët bëjnë shërbim 24 orë me ndërrim, në mënyrë që të jenë gati nëse kamionët e plehrave do të vijnë në fshatin e tyre.

Dje pritën që t’u vinte një përfaqësues i bashkisë të fliste me ta, por askush nuk erdhi.

Banorët janë të vendosur të mos lejojnë depozitimin e plehrave në fshatin e tyre, pasi ato janë kërcënim real për jetën dhe shëndetin e banorëve të zonës, por edhe për ekosistemin rreth e rrotull.

Banorët e fshatit Bizë organizuan një protestë ditën e diel kur efektivët e policisë bashkiake dhe një ekskavator shkuan në ish-fushën e plehrave për të bërë terrenin gati për mbërritjen e kamionëve të parë me plehra.

M.B.