Në mungesë të gazit palestinezët riciklojnë kutitë e boshatisura të armatimeve të ushtrisë izraelite për t’i shitur si dru zjarri për gatim në një kamp në qytetin jugor të Rripit të Gazës.
“Ushtria i përdori ato për të hedhur në erë shtëpitë tona dhe tani ne i blejmë me para”, tregoi një banor i Khan Yunis, që përshkruan si i riciklojnë mbetjet e armëve.
“Ne mblodhëm më shumë se 600 kuti nga të gjitha sheshet. Në çdo zonë gjejmë kutitë dhe më pas i thyejmë që t’i shesim si dru zjarri njerëzve për shkak të ndërprerjes së gazit”, shpjegon banori.
Bombardimet vazhduan pa ndërprerje gjatë të mërkurës në Gazën qendrore, ku avionët që bombarduan disa objektivat gjatë natës. Për pasojë, sipas zyrtarëve palestinezë, 11 persona humbën jetën pranë kampit Al-Maghazi dhe dy pranë qytetit Deir al-Balah.