4 maj 2015 – Dhjetra banorë të zonës së Golemit kanë protestuar mesditën e sotme për bllokimin e rrugës ekzistuese që shërben për të lidhur segmentet e tjera rrugore me bregdetin. Rruga e gjatë plot 2.5 kilometra është bllokuar me blloqe betoni nga privati. Pavarësisht ndërhyrjes së herëpashershme të komunës së Golemit, duke e zhbllokuar rrugën, privati e ka ribllokuar sërish.

Banorët e mbledhur për të protestuar, kërkuan që komuna të ndërhyjë për zhbllokimin e situatës me qëllim që kjo rrugë e rëndësishme turistike të kthehet në funksion të komunitetit. Në shenjë proteste banorët shkulën bimët dekorative të mbjella nga investitori privat në anë të rrugës, duke i djegur.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/