Banorët e lagjes “Marosh” të Damjanit të Gjakovës kanë marrë vendim që të mos lejojnë politikanët të shkojnë e të bëjnë fushatë tek ta.

Arsye për këtë ata thonë se është një rrugë që nuk është rregulluar asnjëherë, pavarësisht premtimeve që janë bërë në çdo fushatë.

Banoret thonë se madje as nuk do të votojnë, pasi për ta bërë të kalueshme është dashur të investojnë vet.

Nga Komuna e Gjakovës, deklarojnë se arsyeja e vonesës së rregullimit është për shkak se gjysma e rrugës që e gjitha është pak më shumë se një kilometër, i takon territorit të Prizrenit, ndaj presin që ta bëjnë në bashkëfinancim me ta e me Ministrinë e Infrastrukturës.