Protestës së paralamëruar nga studentët i janë bashkuar edhe banorë nga lagja periferike e Porto-Romanos të cilët janë më shumë të dëmtuar nga djegia e plehrave në Porto-Romano.

Banorët thonë se për vite me radhë kanë kërkuar një zgjidhje, por këtë zgjidhje tani e shiohin vetëm nga të rinjtë studentë, fuqia e të cilëve mund të sjellë ndryshimin e kërkuar.

Ata thonë se dëmet e shkatuara nga djegia e e mbetjeve urbane kanë lënë pasoja të rënda në shëndetin e komunitetit, e kryesisht të fëmijëve të zonës.

Në korrik të këtij viti kryeministri Edi Rama e vizitoi vetë fushën e mbetjeve urbane duke premtuar zgjidhje të shpejtë dhe kthimin e saj në një park të gjelbëruar për fëmijët e këtij komuniteti. Por nga korriku e deri në muajin nëntor asgjë nuk ka ndodhur, përveç se bashkia e Durrësit ka shpallur gjendjen e emergjencës, por sërish plehrat po në të njëjtën fushë grumbullohen dhe digjen.

K.H.