Përfaqësuesit e familjeve të prekura nga projekti TID janë mbledhur paraditen e sotme në sheshin “Liria” dhe po presin të futen në ambientet e Bashkisë së Durrësit, ku pritet të zhvillohet takimi me kryeministrin Edi Rama.
Nderkohë, deri në këto momente, kryeministri ende nuk ka mbërritur.
Kujtojmë se takimi ishte paralajmëruar për në orën 10:00. Pavarësisht që është ditë e shtunë dhe ditë zyrtare pushimi, në Bashkinë Durrës ka lëvizje dhe po përgatitet takimi i banorëve me kryeministrin Rama.





