Mëngjesin e sotëm, banorët e lagjes nr.17 në Durrës janë në pritje të kryeministrit Edi Rama dhe homologut maqedonas, Zoran Zaev si dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Rreth 285 familje që banonin në kompleksin e pallateve “Jedas” kanë mbetur pa shtëpi prej 26 nëntorit si pasojë e dëmeve të shumta të shkaktuara nga tërmeti, ndërsa sot pritet të vizitohen nga Rama, Vuçiç e Zaev.
Kujtojmë që presidenti serb dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut ndodhen në vendin tonë prej ditës së djeshme për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar takimin e njohur si Mini-Shengeni ballkanik.





