Dhjetëra banorë kanë dalë në protestë sot kundër bllokimit të rrugës së Rinasit, e cila është kthyer me një sens.

Ata thonë se bllokimi i rrugës i dëmton si banorë dhe biznese duke u penguar aksesin në varreza, për të dërguar fëmijët në shkollë etj.

“Një minutë e më parë të hapin rrugën. Nuk mund të durojmë më. Ose të mos çojmë kalamajtë në shkollë. Keq na vjen ne nuk duam konflikt por jemi të detyruar.  Merrni masa një orë e më parë. Duam të hapet rruga sa më parë”, thotë një banor

“Rama të japë urdhër të heqë tabelat me një kalim”, thonë ata.

Ndërkohë ka pasur dhe shtyrje nga policia e cila është përpjekur të mos lejonte bllokimin e rrugës.

Të gjitha makinat që vijnë nga Rinasi janë bllokuar.

Forcave Shqiponja dhe policisë i janë bashkuar dhe forcat e FNSH-së.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga 1 maji, lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga aksi Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.