Banorët e Rrogozhinës dhe të zonave përreth i janë përgjigjur thirrjes së opzitës dhe kanë dalë në protestë duke bllokuar autostradën Kavajë-Lushnje.
Banorët kanë bllokuar autostradën në të dy anët e saj, pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës.
Banorët deklarojnë se po protestojnë për rritjen e çmimeve dhe mungesën e punësimit, largimin e të rinjve që nuk e shohin perspektivën në Shqipëri Rrogozhinës
“Ne protestojmë për studentët, për punën e naftës sepse është shtrenjtë. Kanalet vaditëse që nuk janë pastruar. Edi Rama duhet të largohet sa më parë”– tha një protestues.





