Banorë të zonës së “Unazës së Re” në kryeqytet kanë dalë pasditen e sotme në protestën e tyre të përditshme, që hyn në ditën e 93-të të qëndresës, kundërshtojnë projektin për rikonstruktimin e rrugës nga sheshi “Shqiponja” te mbikalimi pranë pallatit me Shigjeta, që parashikon shembjen e banesave të tyre.
“Me hir hip a me pahir ne Ramën do ta rrëzojmë”,- thanë banorët që morën fjalën.
Deputetë të opozitës ishin në mbështetje të protestës.





