Banorët e Unazës së Re, kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë duke kërkuar anulimin e projektit korruptiv të qeverisë Rama.

Ata kanë deklaruar se nuk mashtrohen nga lëvizjet e kryeministrit, pas shkarkimit të sotëm nga detyra të kreut të ARRSH-së Afrim Qendro.

Sipas tyre, Rama mund të emërojë e shkarkojë me qindra drejtorë, por banorët nuk do të tërhiqen nga protesta.

‘Ne nuk tërhiqemi mbrapsht deri sa të anulohet projekti. Nuk kënaqemi dhe as gënjehemi me këto që bën kryeministri duke hequr një drejtor dhe emëruar një tjetër’,- deklaruan banorët.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.