Banorët e Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme kundër prishjes së banesave të tyre.
Ata kanë dalë në rrugë duke bllokuar edhe lëvizjen e makinave me thirrjet “jo projektit”.
Banorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë të protestojnë dhe se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.
Bashkë me ta në protestë kanë qenë sonte edhe deputetët e Partisë Demokratike. Deputetët Edmond Spaho, Oriola Pampuri, Luçiano Boçi, Dhurata Çupi kanë siguruar banorët se do të kenë mbështetjen e Partisë Demokratike për kauzën e tyre.
Nga ana tjetër protestat kanë paralizuar qarkullimin në disa akse të kryeqytetit, duke e kthyer në mision të pamundur lëvizjen me automjet në Tiranë.





