Banorët e Unazës së re janë mbledhur sërish ditën e sotme për të protestuar kundër projektit korruptim të qeverisë së Rilindjes. Banorët protestojnë prej 77 ditësh. Edhe gjatë mbrëmjes së sotme, ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të anulojë projektin ose do të përballet me popullin.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se java e ardhshme është e rëndësishme, pasi sipas tij ka ardhur koha që qytetarët të bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri.





