Banorët e Unazës së Re i kanë bërë sërish apel ditën e sotme kryeministrit Edi Rama që të anulojë projektin korruptiv të Rilindjes.

Ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Rama se nuk do të tërhiqen kurrë nga kauza e tyre deri sa të anulohet ky projekt deri në fund.

Protestuesit e kanë paralajmëruar kryeministrin se do ta tërheqin zvarrë, pasi e ka mbushur kupën.

‘Do të vijmë të të tërheqim zvarrë, e ke mbushur kupën’,- thanë banorët.

Në protestë, në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetë të PD-së.