Kriza energjetike ka shtyrë presidentin e vendit të marrë një vendim, i cili është një lajm i mirë për të gjithë punëtorët. Strategjia e re për të luftuar krizën energjetike dhe kjo është : Një ditë më tepër pushim në javë!

Përgjatë këtyre dy muajve, prill dhe maj, të gjithë punëtorët do të shijojnë fundjavën më të gjatë nga e gjithë bota, pasi dita e premte është zyrtarisht pushim për të gjithë banorët e Venezuelës. “ Ky plan 60-ditor, do të lejojë vendin të kalojë një nga periudhat më të vështira që ka hasur ndonjëherë. Edhe pse do të rrezikojmë vërtet shumë, kjo është një mundësi e mirë për të kursyer energji. I bëj thirrje faljeve t’i bashkohen këtij plani me disiplinë dhe përgjegjshmëri, si edhe bashkëpunim të madh për të përballuar këtë situatë ekstreme,” ka thënë Maduro .

Plani i qeverisë do të futet në zbatim këtë të premte dhe do të zgjasë deri në 6 qershor. Edhe pse duken entuziast për një ditë pushimi, qeveritarët janë në ende në dilemë për mbarëvajtjen e kësaj çështjeje.