Një 65-vjeçar ende i paidentifikuar është gjetur pa shenja jete në lumin e Lanës në Tiranë.

“Më datë 30.03.2022, në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana, është gjetur nga banorët, pa shenja jete, një shtetas rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.