Konfliktet kanë tërhequr vëmendjen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania këtë javë pas një misioni sekret të ngarkuar nga Vëllai i Madh, ku Ilnisa dhe Liami u instruktuan të fshihnin sendet personale të banorëve të tjerë. Ndërsa banorët filluan të përjetojnë mungesën e gjërave të tyre, debatet nuk vonuan të nisnin.
Egla, një nga banoret, u prek thellë nga ky mision, pasi nuk arriti të gjente foton e babait të saj, e cila për të mbart një kuptim shumë të rëndë dhe emocional. Në një moment tensioni ku emocionet kulmuan, ajo iu drejtua të tjerëve me një ton të ashpër dhe me fjalë të rënda, duke shprehur revoltën dhe trishtimin për mungesën e fotos së të atit.
“Mos guxoni të fusni duart se unë kam gjëra të shenjta me vete, personale. Mos fusni duart e ndyra nëpër gjërat e tjetrit, të na ndyni kujtimet, na ndyni njerëzit që s’kemi më në jetë”, shpërtheu Egla në një moment të diskutimeve të përditshme.
Vëllai i Madh iu jep mision Liami dhe Ilnisës të bëhen “ninxhat e natës” të kthejnë ‘përmbys’ shtëpinë, Egla i kap mat
Duke mos ditur se ku të drejtohej për të gjetur sendin e humbur, ajo u përball me pyetjet e Meritonit, i cili ishte i habitur nga gjendja e shqetësuar e saj. “Po kërkoj foton e babit, mos ma kanë prekur. Qelbësira, ju jeni qelbësira, jeni të ulët fare”, vazhdoi ajo me zë të lartë, pa mundur të fshehë revoltën dhe zhgënjimin.
Ndërkohë, Erjola, në përpjekje për të qetësuar situatën, u përpoq të marrë situatën nën kontroll, duke shtruar mundësinë që fotoja të ketë rënë ndoshta pa dashje. “Po prit moj mos përgjithëso, ta marrim vesh kush e ka bërë”, tha ajo, duke u përpjekur të organizojë një kërkim për sendin e humbur.
Ky incident ka nxjerrë në pah një debat të thellë dhe ka shfaqur emocionet e larta që mbizotërojnë brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.