Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit kanë dalë sërish sot në protestë kundër projektit të ‘Unazës së Madhe’.
Në një prononcim për mediat ata shprehen të vendosur të mbrojnë banesat e tyre duke e cilësuar projektin si vepër kriminale të shtetit.
Një prej tyre tha se ministrja e Arsimit Evis Kushi ka lënë në harresë fëmijet e kësaj zone, të cilët sipas tij po përjetojnë trauma për gjithë jetën.’
“Nuk kanë sjellë asnjë psikolog”-u shpreh ai.
Një tjetër banor tha se situata e krijuar këtu është akoma më e rëndë se ajo e Ukrainës, duke shtuar se asnjë pushtues nuk do kishte vepruar siç po bën shteti me popullin e tij.
Keni krijuar plagë sociale, me këto projekte të fshehura. Kjo plagë do bëhet aq e madhe sa nuk do ketë Zot që e shëron. Mos krijoni kaos ose në këtë zonë mos u dukni fare.
“O ministrja Kushi me ty po flas, shihe këtë fëmijë! Pse ajo nuk pos jell psikologë, janë me mijëra fëmijë të cilët po marrin trauma për gjithë jetën. Ti je ministre e diktaturës, këta banorë sot nuk quhen shqiptarë se nuk kanë dhënë nga 5 mijë euro te sekserët e Artan Lames. Ky është genocid, në 30 vjet demokraci institucionet e shtetit kanë qenë Pazar, nuk merr dot një certefikatë pa lekë”-tha një nga banorët.
“Ne jemi më keq se Ukraina, as një pushtues nuk e bën këtë, të na nxjerrin me gaz lotësjellës jashtë.Ku jeni o analista që punoni me 17 mijë euro? Mediat i ka blerë mafia. Mua më dhemb shpirti kur i shoh këta banorë. Askush nuk po merret me thelbin, si u kryen legalizimet dhe si trafikantët ndërtuan pallate”-u shpreh një tjetër.