Një vatër zjarri është aktivizuar edhe në fshatin Penkovë të Selenicës, ku u përfshi nga flakët një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj.

Zjarri ka përfshirë edhe disa koshere me bletë, duke shkaktuar dëme të shumta ekonomike te bletërritësit e zonës

Për shkak të terrenit malor ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur, ndaj këta të fundit, së bashku me banorët e zonës po punojnë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.