Mungesa e hapësirave publike dhe infastrukturës për pritjen e pushuesve në plazhin e Durrësit janë shqetësimet kryesore që ngrejnë banorët e lagjes nr.13 në pikun e sezonit veror.
Banorët thonë se nuk kanë një vend publik, ku mund të bëjnë plazh, ndërsa shqetësim i përbashkët i komunitetit është rruga e plazhit, e cila ka mbetur gropa-gropa dhe mbeturinat urbane që nuk pastrohen.
Banorët janë të indinjuar për arsye se sipas tyre, zona e plazhit në Durrës, një nga hapësirat më atraktive të qytetit bregdetar, ka mbetur janë vëmendjes së pushtetit lokal.
Ankesat që ngrejnë banorët, të cilët përballen me këto halle të përditshme, janë një këmbanë e fortë alarmi për të gjithë pushtetin lokal, i cili këtë sezon ka lënë në mëshirë të fatit zonën, që garanton të ardhura të konsiderueshme për të gjithë qytetin e Durrësit.





